Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSulmet fizike ndaj deputetëve, Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

Sulmet fizike ndaj deputetëve, Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistët, foli edhe për sulmet me vezë ndaj makinave të deputetëve, gjatë protestës para Parlamentit në 30 qershor.

Kreu i qeverisë theksoi se nëse sulmohen deputetët, atëherë protestuesit hyjnë në një tjetër territor.

“Çdokush ka të drejtë ta bëjë kontestimin pa u cenuar. Nga ana tjetër, pikërisht sepse gjithëkush ka të drejtë të protestojë, monopolin e forcës në demokraci e ka shteti dhe jo individi. Kush përdor forcë kundër shtetit pastaj, futet në tjetër territor. Pasi demokracia qëndron te ky pakt. Qeveria ka të drejtën të vendosë dhe të gjithë qytetarët bashkë kanë të drejtën ta kontestojnë vendimin e qeverisë. Populli është ai që flet kur vijnë zgjedhjet. Kjo protesta i tregon të gjithë atyre hienave, korbave e sorrave, që rrijnë dhe rrokanisin kokën e miletit çdo natë, që këtu është demokraci, këtu nuk ka rrahje të protestuesve paqësorë”, tha Rama, shkruan A2.

Më tej, kryeministri theksoi se ata që ushtrojnë dhunë në protesta, nuk janë “flamingo”, por “korba e sorra, që do të shpërndahen sërish ashtu si u mblodhën”.

“Kur shkon atje një grup për të ushtruar presion publik mbi deputetët, aty pastaj jemi në një tjetër territor. Por, ata që bëjnë këtë nuk kanë lidhje me flamingot. Flamingot janë paqësorë, ndërkohë që sorrat dhe korbat janë të dhunshëm. Me sorrat dhe korbat ne nuk kemi çfarë bëjmë. Në fund, ata do jenë të humbur. Dhe siç u mblodhën kokrra-kokrra, ashtu edhe do shpërndahen”, shtoi Edi Rama.

Lini një koment