Sulmi dhe mbrojtja e Vllaznisë, ndër më pak produktivët e kampionatit
Vllaznia po kalon një sezon me probleme në të dyja repartet, teksa statistikat e 12 javëve të para të kampionatit tregojnë vështirësitë që skuadra shkodrane ka shfaqur si në fazën ofensive, ashtu edhe në atë mbrojtëse.
Në aspektin ofensiv, shkodranët renditen në vendin e tretë mes skuadrave me sulmin më pak produktiv në kampionat. Vllaznia ka realizuar vetëm 13 gola në 12 ndeshje, me një mesatare prej 1.08 golash për takim.
Një shifër që e vendos në të njëjtin nivel me Vorën dhe pas Laçit (10 gola) dhe Partizanit (12 gola). Problemet nuk përfundojnë vetëm në sulm. Edhe reparti difensiv nuk ka dhënë garancitë e duhura, pasi Vllaznia ka pësuar 16 gola në 12 javë, me një mesatare prej 1.33 golash për ndeshje.
Kjo e rendit në vendin e tretë mes mbrojtjeve më të dobëta të kampionatit, pas Partizanit me 22 gola të pësuar dhe Vorës me 21.