Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSulmohet me sende të forta kreu i AKU-së në Shkodër

Sulmohet me sende të forta kreu i AKU-së në Shkodër

21 maj 2026 – Është goditur me sende të forta drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi.

Gazetarja e Klan News, Emi Kalaja, bën me dije se ai ka marrë plagë në kokë dhe trup, ndërsa policia njofton se ai është sulmuar nga një person, ende i paidentifikuar.

“Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e bluve.

Më poshtë, pamje nga vendi i ngjarjes:

Priten më shumë detaje në vijim…

/tvklan.al

Lini një koment