Saturday, 24 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shq

Sulmohet selia e PS-së, protestuesit i vënë flakën kioskës në qendër, fishekzjarrë edhe drejt efektivëve te Banka e Shq

Protestuesit i kanë vënë flakën një kioske përballë Bankës së Shqipërisë, ngjitur me një stacion autobusi. Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa është sulmuar me fishekzjarrë edhe selia e Partisë Socialiste.

Ndërkohë, po ashtu pranë Bankës së Shqipërisë janë hedhur fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë. Policia i është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, për t’i larguar.

Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, me incidente të raportuara në disa zona të qytetit. Gjatë protestës, grupe protestuesish kanë hedhur lëndë piroteknike drejt efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Më herët, janë raportuar edhe djegie të koshave të mbeturinave në rrugë dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve.

Lini një koment