Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiSuper Dinamo kualifikohet në Play Off-in e Conference League

Super Dinamo kualifikohet në Play Off-in e Conference League

Dinamo bën një tjetër paraqitje të madhe në “Elbasan Arena”, mposht me rezultatin 4-0 Audën dhe kualifikohet në fazën e Play Off-it të Conference League, aty ku e pret Pafos.

Djemtë e Ilir Dajës përmbysin disavantazhin e ndeshjes së parë (ishin mundur 1-0 në Letoni) dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Europë.

Qardaku zhbllokoi ndeshjen në minutën e 36-të, Qefalia dyfishoi shifrat në minutat e fundit të pjesës së parë. Ayodeji shënon për blutë në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Fadairo vulos fitoren 4-0 të Dinamos.

Në Play Off, Dinamo do të përballet me qipriotët e Papos.

Lini një koment