Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaSurprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

Surprizat e motit, Tirana “pushtohet” nga shiu, Vlora dhe Fushë-Kruja “digjen” nga zjarri

Ashtu siç ishte parashikuar, pasditen e sotme, pjesa më e madhe e vendit tonë është prekur nga reshje shiu. Ndërsa raportohet se Vlora dhe Fushë-Kruja janë prekur nga zjarri, ku thuhet se flakët po përhapen të favorizuara nga era e fortë.

Mësohet se vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Halilaj, është përfshirë mesditën e sotme nga flakët. Ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Sakaq thuhet se në vendngjarje kanë dalë menjëherë zjarrfikësit e Krujës të cilët po punojnë për izolimin total të flakëve. Ndërsa bëhet me dije se tymi i dendur është përhapur drejt Kamzës dhe Mamurrasit.

Po ashtu, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mesditën e kësaj të diele varrezat e fshatit Babicë. Për shkak të erës së fortë raportohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë arritur të shmangin përhapjen e flakëve drejt banesës.

Lini një koment