“SYQKYM” para objektit të Qeverisë, instalacion me një mesazh për politikanët
Një instalacion i veçantë artistik është vendosur në sheshin “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Artisti Eroll Murati ka prezantuar ekspozitën e tij personale me titullin “SYQKYM”, e cila përbëhet nga tri objekte në formë të jashtëtokësorëve (UFO).
Ky instalacion multimedial, me kurator Zeni Ballazhi, ka tërhequr vëmendjen edhe për mesazhin që artisti ka synuar të përcjellë përmes tij.
Murati ka shpjeguar se titulli “SYQKYM” lidhet edhe me një interpretim simbolik që, sipas tij, ka të bëjë me politikanët dhe pushtetin.
“Ndoshta veç duken si sy çkym, por i kam titulluar edhe ndoshta i kam emnu politikanët tonë që janë sy çkym në pjesën e pushtetit apo në pjesën e këtij lluksi të politikës”, ka deklaruar Murati. /Telegrafi/