Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTabaku: Shqetësimet e protestës janë shqetësime europiane

Tabaku: Shqetësimet e protestës janë shqetësime europiane

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat sot në 18 qershor foli për projekt rezolutën për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Tabaku theksoi se raporti tregoi se shqetësimet e protestës janë dhe shqetësime europiane. Ajo deklaroi se PE bëri thirrje për ndalim të ndërtimit në zona të mbrojtura, si dhe për pezullim të ligjit për investimet strategjike.

Jorida Tabaku: Dje në PE është folur shqip. Diskutoheshin raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor. Atje ishte ligji për investimet strategjike, ligji i zonave të mbrojtura, që kërkohet nga qeveria shqiptare që të anulohet. Shqetësimet e protestës janë shqetësime europiane.

Janë kërkesa që ne me vite i kemi kërkuar, i kemi thënë në parlament. Edhe pastrimi i parave është një problem madhor. Kemi thënë prej vitesh që paratë e korrupsionit dhe krimit po ndërtohen në ndërtim e turizëm.

Lini një koment