E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Mbetet partner i rëndësishëm në këtë rrugë!

Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Mbetet partner i rëndësishëm në këtë rrugë!

Pas takimit me Gunther Krichbaum, deputetja e PD-së tha se përparimi në integrim duhet të ndihet në jetën e përditshme të qytetarëve.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u takua me Gunther Krichbaum, ministër gjerman i Shtetit për Europën.

Tabaku bëri të ditur në rrjetet sociale se biseda u përqendrua te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në mesazhin pas takimit, deputetja e vuri theksin te ndikimi që duhet të kenë reformat e integrimit për qytetarët.

“Për Shqipërinë, ky proces merr kuptim kur reformat sjellin ndryshime që qytetarët i ndiejnë në jetën e përditshme”, shkroi Tabaku.

Ajo nënvizoi edhe rolin e Gjermanisë në procesin e anëtarësimit.

“Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim”, shtoi deputetja.

Lini një koment