Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaSeria ATacchinardi “skarcon” Vlahoviç: Juventusi të mos shohë më pas, do të merrja Kolo Muani dhe Sørloth

Tacchinardi “skarcon” Vlahoviç: Juventusi të mos shohë më pas, do të merrja Kolo Muani dhe Sørloth

Alessio Tacchinardi, ish-mesfushori legjendar i Juventusit, foli për “Tuttosport” mbi mundësinë që Vlahoviç të pranonte ulje page për të rinovuar kontratën me bardhezinjtë:

“Prisja që ai të bënte një hap drejt klubit. Natyrisht, secili mbron interesat e veta, por mendoj se Juventusi i ka dhënë shumë, si në aspektin e prestigjit, ashtu edhe të fitimeve. Shpresoja që ai ta kuptonte këtë. Personalisht do të nisja një cikël të ri në sulm. Do të merrja Kolo Muani, i cili ka treguar se është lojtar i denjë për Juventusin, si dhe do të merrja Sørloth, një futbollist i besueshëm. Mendoj se ka ardhur koha të mos shohim më pas, pa pengje të tepërta”.

Tacchinardi komentoi edhe emërimin e Giovanni Carnevali si administrator i ri i deleguar: “Është një figurë me përvojë dhe shumë e rëndësishme. Shpresoj të hyjë në klub me personalitet dhe autoritet. Juventusi ka nevojë për njerëz të uritur dhe të fiksuar pas fitores. Klubi duhet t’i rikthehet këtij mentaliteti, sepse vitet e fundit e ka humbur. Si drejtuesit, ashtu edhe lojtarët duhet të tregojnë më shumë ambicie”.

Në fund, ai analizoi sezonin zhgënjyes të skuadrës së Spallettit, që u mbyll me eliminimin nga Liga e Kampioneve: “Këtë sezon lojtarët u shtypën nga pesha e fanellës bardhezi. Duhet të vijnë futbollistë dhe njerëz të përshtatshëm për Juventusin, qoftë kampionë me përvojë, qoftë të rinj të etur për sukses”.

Lini një koment