Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Tahiri: Ligji për Specialen s’është ‘dokument i NASA-s’, pse s’procedohet në Kuvend?

Tahiri: Ligji për Specialen s’është ‘dokument i NASA-s’, pse s’procedohet në Kuvend?

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar institucionet e vendit që ende nuk e kanë sjellë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, siç njofton Klan Kosova.

Kur kanë mbetur një javë deri kur Kuvendi të vendosë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të reja apo jo, Tahiri ka thënë se sërish të gjitha temat e mëdha lihen për momentet e fundit. “Sot, një javë para se Kuvendi të vendosë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo jo, përsëri të gjitha temat serioze mbesin për 24 orët e fundit… gjithçka shtyhet, gjithçka lihet për fund, ndërsa institucionet funksionojnë vetëm nën presionin e krizës”, ka shkruar ai.

Ai ka pyetur pse Ligji nuk kthehet në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë: “Ai Ligj nuk është ndonjë dokument analitik i NASA-s. Është ligj, me disa nene, që mund të diskutohet, ndryshohet dhe votohet. Pse kjo logjikë anti-shtetërore? Kujt po i lëmë ngile kështu?”

Tahiri ka kritikuar edhe mungesën e diskursit serioz për zgjedhjen e presidentit dhe për një shtet funksional: “Sepse duket se qëllimi nuk është zgjidhja e krizave, por kalimi nga një krizë në tjetrën. Kjo nuk është qeverisje. Është shtyrje e vazhdueshme e problemit deri në minutën e fundit. Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit.”

Lini një koment