E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tahiri rikthehet me një video: Grupi kriminal më kishte emëruar Kryeministër, e mora vesh nga përgjimet

Tahiri rikthehet me një video: Grupi kriminal më kishte emëruar Kryeministër, e mora vesh nga përgjimet

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të publikojë së shpejti një dokumentar, në lidhje me rrugëtimin dhe përballjen e tij me drejtësinë, si dhe me akuzat që e detyruan të largohej nga politika në vitet e arta të karrierës së tij.

Në një dokumentar të realizuar së bashku me ZËRI-n, Tahiri synon që të tregojë të vërtetën e tij në lidhje me rrethanat dhe ngjarjet që çuan në dënimin e tij, ndërsa sot ka publikuar një pjesë të shkurtër të përgjimeve.

“Sa mirë mund ta njohësh partnerin…në krim? Mua për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet…Ëork in progress….?”, shkruan Tahiri.

Përgjimi:

Maridian Sulaj: Presidenti e ka 01, 02 e ka Kryeministri, 03 është Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri jonë.

Avdul Sulaj: Ëëë…

Maridian Sulaj: Vetëm ata.

Avdul Sulaj: Po mirë, ata kanë targa të veçanta.

Maridian Sulaj: Ëëë, targa të veçanta. 03 e ka Artani, që ia dha ai…

Klardi Sulaj: Kush Artan?

Maridian Sulaj: Ishte i kushëririt tonë, ai Kryeministri o vlla, ça është ai…

Avdul Sulaj: Saimiri.

Maridian Sulaj: Saimir Tahiri.

Maridian Sulaj: 01 e ka Presidenti, 02 e ka Kryeministri, 03 e ka Saimiri.

Klardi Sulaj: Është ministër i Brendshëm.

Një burrë shqiptar: Targat e shtetit, kur shiten, u hiqet targa.

Maridian Sulaj: Ore, ai ia ka dhënë me gjithë dokumenta Artanit, a të qifja… I hiqet, thotë.

Lini një koment