E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, Dendias reagon para vizitës në Tiranë

Takime me Ramën, Nufin dhe kryepeshkopin Joan, Dendias reagon para vizitës në Tiranë

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias bën me dije se gjatë vizitës së sotme në Tiranë do të takojë kryeministrin Edi Rama, homologun Ermal Nufi dhe kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Joan Pelushi.

“Vizitoj sot Shqipërinë, ku do të kem takime me homologun tim Ermal Nufi, Kryeministrin Edi Rama dhe Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joanin”, shkruan Dendias në “X”.

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias mbërrin sot në Tiranë, një vizitë që shënon rikthimin e palëve në bisedime për ndarjen e kufirit detar, shkruan A2CNN.

Dendias takohet fillimisht me homologun e tij shqiptar Ermal Nufi e më pas rreth orës 12:30 do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.

Që prej rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese e marrëveshjes së firmosur nga qeveria Berisha në Tiranë, çdo përpjekje tjetër e qeverive të kryeministrit Rama ka dështuar.

Pak vite më parë palët ranë dakord që çështjen ta zgjidhnin me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por ekipet negociatore nuk u ngritën kurrë për ta përgatitur këtë proces.

Lini një koment