E hënë, 16 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Takimi i kryeministrit Rama me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola: Mbështetje e plotë për zgjerimin

Takimi i kryeministrit Rama me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola: Mbështetje e plotë për zgjerimin

Në vijim të vizitës së tij në Bruksel, Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Gjatë këtij takimi, kreu i Parlamentit Evropian ka riafirmuar gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë të institucionit që ajo drejton për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Duke vlerësuar ecurinë e deritanishme të vendit, Presidentja Metsola ka theksuar angazhimin e qartë të Parlamentit Evropian ndaj procesit të zgjerimit, duke i dhënë një impuls pozitiv integrimit evropian të Shqipërisë. Në fjalën e saj, ajo u shpreh:

“Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim.”

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment