Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Takimi Peleshi-Wendt, ambasada amerikane: Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive

Takimi Peleshi-Wendt, ambasada amerikane: Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive

Ambasada amerikanë në SHBA këtë të premte ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi me ambasadori e ri Eric Wendt. Ambasada shkruan se takimi theksoi rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve në NATO, nxitjes së investimeve për mirëqenien e përbashkët dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Forca e çdo demokracie mbështetet në institucione përfaqësuese efektive. Në takimin e tij të parë me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, Ambasadori Eric Wendt theksoi rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve në NATO, nxitjes së investimeve për mirëqenien e përbashkët dhe forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan ambasada.

Peleshi gjatë takimit i uroi ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA.

Lini një koment