Wednesday, 8 July 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveTalenti 11-vjeçar shqiptar i Hertha BSC nënshkruan me Nike, ambasadori Ajeti: Ëndrra e tij është ta përfaqësojë Kosovën

Talenti 11-vjeçar shqiptar i Hertha BSC nënshkruan me Nike, ambasadori Ajeti: Ëndrra e tij është ta përfaqësojë Kosovën





July 2026
M T W T F S S
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31  

July 8, 2026

Talenti 11-vjeçar shqiptar i Hertha BSC nënshkruan me Nike, ambasadori Ajeti: Ëndrra e tij është ta përfaqësojë Kosovën


Screenshot


Një tjetër talent nga mërgata shqiptare po tërheq vëmendjen në futbollin evropian.

Leonis Elezaj, futbollist i Akademisë së Hertha BSC, ka nënshkruar kontratë me Nike, duke u bërë një nga futbollistët më të rinj që arrin një marrëveshje me gjigantin e pajisjeve sportive.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili zbuloi se e takoi Leonisin në ditëlindjen e tij të 11-të dhe i dhuroi një top me simbolet e Kosovës.

Sipas Ajetit, ëndrra më e madhe e talentit të ri është të veshë fanellën e Kombëtarja e Kosovës dhe ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Jemi krenarë për talentët tanë që po shkëlqejnë kudo në botë dhe po e lartësojnë emrin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori, duke e cilësuar Leonis Elezajn si një tjetër histori suksesi të mërgatës.

Leave a Reply

Lini një koment