E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 04:14 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press
Ballina›Sporti›Talenti JJ Gabriel drejt Madridit, Reali “djeg” rivalët dhe prenoton “Kid Messi”-n

Talenti JJ Gabriel drejt Madridit, Reali “djeg” rivalët dhe prenoton “Kid Messi”-n

Të gjitha skuadrat më të mira të kontinentit kanë tentuar ta marrin, por duket se klubi i ardhshëm për JJ Gabriel do të jetë Real Madrid. “Los blancos” janë përpara klubeve të tjera dhe duket se kanë bërë hapin vendimtar për të siguruar talentin 16-vjeçar të Manchester United.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Reali ka një marrëveshje verbale në lidhje me kushet e kontratës që do të firmosë JJ Gabriel. Me këtë lëvizje Florentino Perez, presidentin i Real Madrid, ka djegur konkurrencën për një nga talentet më të mëdha të panoramës europiane.

Kalimi i mesfushorit me tipare sulmuese në Madrid është parashikuar të bëhet në qershor të 2027-ës. JJ Gabriel dhe agjentët e tij janë kontaktuar nga disa klube të rëndësishme të botës, si Barcelona, Bayern dhe PSG. Drejtuesit e tyre qëndrojnë në pritje dhe shpresojnë ende, ndërsa Reali ka vepruar më shpejt për të siguruar anglezo-irlandezin.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment