E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Receta Gatimi›Tarator shqiptar — supa e ftohtë verore me kos, kastravec dhe kopër

Tarator shqiptar — supa e ftohtë verore me kos, kastravec dhe kopër

Taratori është supa e ftohtë që freskon sofrat tona çdo verë. Me kos të freskët, kastravec të grirë dhe kopër aromatike, përgatitet për pak minuta dhe shërbehet i ftohtë si meze apo si pjatë e lehtë. Është pjatat ideale për ditët e nxehta, kur oreksi kërkon diçka të lehtë por plot shije.

Përbërësit (për 4 persona):

  • 500 g kos i trashë (ose kos grek)
  • 1 kastravec i madh, i qëruar
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 tufë e vogël kopër e freskët, e grirë hollë
  • 50 g arra të grira (opsionale, për shërbim)
  • kripë sipas shijes
  • ujë të ftohtë sipas nevojës

Përgatitja:

  1. Kastravecin grije në rende të trashë dhe lëre në një kullesë me pak kripë për 5 minuta, pastaj shtrydhe lehtë lëngun e tepërt.
  2. Hudhrën shtypë në havan ose grije imët dhe përzieje me kripën derisa të bëhet pastë.
  3. Në një tas të madh hidh kosin, shto pastën e hudhrës dhe vajin e ullirit; përzie mirë.
  4. Shto kastravecin e grirë dhe koprën e freskët; holloje me pak ujë të ftohtë deri sa të arrish dendësinë e dëshiruar.
  5. Rregullo kripën, mbuloje dhe fute në frigorifer për të paktën 30 minuta që shijet të përzihen.
  6. Shërbeje të ftohtë, me arra të grira sipër dhe një fije vaj ulliri.

Koha e përgatitjes: 20 minuta (plus 30 minuta ftohje). Porcionet: 4.

Lini një koment