Taylor Jenkins, trajneri i ri i Milwaukee Bucks
Taylor Jenkins është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i Milwaukee Bucks, duke zëvendësuar Doc Rivers që dha dorëheqjen një ditë pas përfundimit të sezonit. Klubi njoftoi gjithashtu se Jenkins, 41 vjeç, do të prezantohet në një konferencë për shtyp të mërkurën në Milwaukee Art Museum.
Sipas nba, Jenkins drejtoi Memphis Grizzlies nga 2019 deri në 2025, me bilanc 250-214 dhe me tri paraqitje radhazi në play-off (2021–2023). Grizzlies e shkarkuan me nëntë ndeshje para fundit të sezonit 2024–25 dhe më pas u eleminuan pa fitore nga Oklahoma City në raundin e parë të play-offit.
Jenkins kthehet te Bucks pas përvoje si ndihmës i Mike Budenholzer në sezonin 2018–19, kur Milwaukee arriti bilancin më të mirë në NBA (60-22) dhe garoi në finale të Konferencës Lindore. Ai gjithashtu ka punuar me Budenholzer në Atlanta (2013–18), periudhë gjatë së cilës Hawks arritën katër herë në play-off, përfshirë finalet e Konferencës Lindore të 2015. Pronësia dhe drejtuesit e skuadrës vlerësuan përvojën, përkushtimin dhe aftësitë e tij komunikuese si elemente që mund të ndihmojnë në rindërtimin e një kulture fitoreje.
Sa i përket së ardhmes së yllit Giannis Antetokounmpo, raporton nba se lojtari 31-vjeçar mund të bëhet agjent i lirë pas sezonit të ardhshëm nëse nuk nënshkruan një rinovim katërvjeçar prej 275 milionë dollarësh në tetor; alternativisht, klubit i mbetet opsioni i një tregtie përpara zyrtarizimit të një marrëveshjeje. Vetë Antetokounmpo tha se duhet të konsultohet me familjen për të vendosur çfarë është më e mirë për ta, duke lënë të hapur vendimin për të ardhmen e tij.