Taylor Swift dhe Bad Bunny kryesojnë listën e artistëve më të dëgjuar në Spotify të të gjitha kohërave
Taylor Swift është artistja më e dëgjuar në Spotify në listën e parë historike të artistëve më të dëgjuar të të gjitha kohërave, e publikuar të enjten paradite. Ajo ndiqet nga superylli portorikan Bad Bunny, i cili në vitin 2025 u shpall artisti më i dëgjuar i vitit për herë të katërt nga platforma streaming.
Lufta për vendin e parë mes tyre ka qenë intensive: Swift ka mbajtur vendin e parë dy vitet e fundit, ndërsa Bad Bunny e ka zënë gjatë periudhës 2020-2023. Në vendin e tretë renditet Drake, i ndjekur nga The Weeknd, Ariana Grande, Ed Sheeran, Justin Bieber, Billie Eilish, Eminem, Kanye West, Travis Scott, BTS, Post Malone, Bruno Mars, J Balvin, Rihanna, Coldplay, Kendrick Lamar, Future dhe Juice WRLD.
Spotify nuk ka publikuar informacion specifik mbi metodologjinë e mbledhjes së të dhënave në kërkesën e The Associated Press. Përveç listës së artistëve më të dëgjuar globalisht, Spotify ka përgatitur edhe listat e albumeve, këngëve, podkasteve dhe librave audio më të dëgjuar për të festuar 20 vjetorin e platformës.
Streaming-u përbën pjesën më të madhe të të ardhurave në industrinë muzikore, duke përfaqësuar 82% të fitimeve në Shtetet e Bashkuara, sipas Asociacionit të Industrisë së Regjistrimeve të Amerikës. Spotify, kompani me bazë në Suedi e themeluar në prill 2006, është platforma më e madhe në këtë treg, me mbi 31% të pjesës së tregut, 751 milionë përdorues dhe 290 milionë abonentë në më shumë se 184 vende.
Albume më të dëgjuara në Spotify
1. “Un Verano Sin Ti” – Bad Bunny
2. “Starboy” – The Weeknd
3. “÷ (Deluxe)” – Ed Sheeran
4. “SOUR” – Olivia Rodrigo
5. “After Hours” – The Weeknd
6. “SOS” – SZA
7. “Hollywood’s Bleeding” – Post Malone
8. “Lover” – Taylor Swift
9. “AM” – Arctic Monkeys
10. “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” – Billie Eilish
11. “Future Nostalgia” – Dua Lipa
12. “Beerbongs & Bentleys” – Post Malone
13. “?” – XXXTENTACION
14. “Mañana Será Bonito (Bichota Season)” – Karol G
15. “YHLQMDLG” – Bad Bunny
16. “Doo-Wops & Hooligans” – Bruno Mars
17. “Views” – Drake
18. “Midnights” – Taylor Swift
19. “Scorpion” – Drake
20. “Beauty Behind The Madness” – The Weeknd
Këngë më të dëgjuara në Spotify
1. “Blinding Lights” – The Weeknd
2. “Shape of You” – Ed Sheeran
3. “Sweater Weather” – The Neighbourhood
4. “Starboy” ft. Daft Punk – The Weeknd
5. “As It Was” – Harry Styles
6. “Someone You Loved” – Lewis Capaldi
7. “Sunflower — Spider-Man: Into the Spider-Verse” – Post Malone & Swae Lee
8. “One Dance” ft. Wizkid & Kyla – Drake
9. “Perfect” – Ed Sheeran
10. “Stay” – The Kid LAROI & Justin Bieber
11. “Believer” – Imagine Dragons
12. “I Wanna Be Yours” – Arctic Monkeys
13. “Heat Waves” – Glass Animals
14. “Lovely” – Billie Eilish & Khalid
15. “Yellow” – Coldplay
16. “The Night We Met” – Lord Huron
17. “Closer” ft. Halsey – The Chainsmokers
18. “Birds of a Feather” – Billie Eilish
19. “Riptide” – Vance Joy
20. “Die With A Smile” – Lady Gaga & Bruno Mars