E premte, 13 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Të gjithë me fanella me numrin 7 në fushë, nderimi i veçantë i portugezëve për Cristiano Ronaldo-n

Të gjithë me fanella me numrin 7 në fushë, nderimi i veçantë i portugezëve për Cristiano Ronaldo-n

Kombëtarja e Portugalisë ka vendosur ta nderojë në një mënyrë vërtet të veçantë Cristiano Ronaldo-n në ndeshjen e së shtunës kundër Danimarkës, që do të luhet në Braga.

Të gjithë futbollistët e Portugalisë do të zbresin në fushë me fanellat me numrin 7 të tashmë ish-kapitenit të tyre. Vendimi është marrë gjatë një takimi mes presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit Pedro Proença, trajnerit Jorge Jesus dhe tre kapitenëve të kombëtares, Bernardo Silva, Ruben Dias dhe Bruno Fernandes.

Disa ditë më parë Cristiano Ronaldo njoftoi publikisht tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë dhe menjëherë drejtuesit e futbollit menduan që ta nderojnë siç ai e meriton për atë që ka dhënë për kombëtaren luzitane.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment