Të paktën 10 të plagosur në të shtëna pranë Liqenit Arcadia në Oklahoma
Të paktën 10 persona u plagosën gjatë të shtënave në afërsi të Liqenit Arcadia pranë Edmond, Oklahoma, të dielën në mbrëmje.
Sipas nypost, policia arriti në vendngjarje rreth orës 21:00 pas shumë thirrjeve në 911. Ngjarja shpërtheu gjatë një feste të madhe të njohur si “Sunday Funday”, ku morën pjesë kryesisht të rinj.
Shumë prej të plagosurve u morën me ambulanca dhe u dërguan në spitale lokale në gjendje të ndryshme. Autoritetet paralajmëruan se numri i të lënduarve mund të rritet, pasi disa persona që u plagosën u çuan në qendra mjekësore me automjete private. Në këtë fazë nuk ka të dyshuar të ndaluar.
Hetimet vazhdojnë në vendngjarje dhe forcat e rendit thanë se për momentin nuk përbëhet kërcënim i drejtpërdrejtë për publikun, raporton nypost.