Friday, 28 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur rritjen e pagës referuese për prokurorët. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar sot, duke ndjekur të njëjtin model si gjyqtarët.

Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, KLP vendosi që paga referuese të jetë 222.425 lekë, së cilës i shtohen edhe 14 mijë lekë për nivelin e kualifikimit. Në total, baza e përllogaritjes arrin në 236.425 lekë.

Që prej 1 gushtit 2026, pagat e gjyqtarëve janë rritur me 65.600 lekë. Vendimi u mor nga KLGJ ndërsa çështja u referua në Gjykatën Kushtetuese nga Unioni i Gjyqtarëve pasi qeveria Rama ishte kundër. GJK pranoi që ulja e pagave është e papranueshme ndërsa i dha kohën Kuvendit për të bërë ndryshimet e duhura ligjore për cilësimin e pagës.

Lini një koment