Sunday, 30 August 2026
54°F Detroit
BallinaAmerikaTë paktën një i vdekur dhe pesë të plagosur në të shtënat gjatë një rave në Zvicër

Të paktën një i vdekur dhe pesë të plagosur në të shtënat gjatë një rave në Zvicër

Të paktën një person u vra dhe pesë u plagosën pas të shtënave që ndodhën herët të dielën gjatë një eventi muzikor në Aarau, në kantonin verior të Aargaut.

Sipas CBS News, policia kantonale njoftoi se kërkimi për autorin e panjohur vazhdon dhe se motivet dhe rrethanat e sakta mbeten të paqarta. Autoritetet thanë se njoftimi për të shtënat erdhi rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe disa të plagosurve janë në gjendje serioze.

Ngjarja u regjistrua pranë pistës së kuajve në lagjen Schachen, gjatë festivalit të quajtur “Aarau Rave VOL. 7”. Transmetuesi publik zviceran SRF raportoi se zjarrfikësit rrethuan një sipërfaqe të madhe pranë vendit të ngjarjes dhe se policia ndërmori një operacion të gjerë në zonë.

Dëshmitarët thanë se fillimisht të shtënat u ngatërruan me fishekzjarre, deri sa dikush bërtiti që të gjithë të shtriheshin. Policia u bëri thirrje personave që kanë fotografi ose video nga momentet e incidentit ti dorëzojnë autoriteteve, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Operacioni i kërkimit dhe hetimet vazhdojnë dhe banorët u këshilluan të shmangin zonën përkohësisht; CBS News raporton se autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit.

Lini një koment