Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTë shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç.

Sakaq, bëhet e ditur se i plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe se është dërguar në spital me makinë nga familjarët deri në fshatin Kotë, ndërkohë aty e ka marrë ambulanca, e cila e ka përcjellë në spital. Raportohet gjithashtu se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë policia po vijon me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një koment