Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTë shtëna me armë në Shkodër, plagoset Vladimir Bruçi! I ishte bërë më parë një atentat i dështuar, identifikohet au

Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset Vladimir Bruçi! I ishte bërë më parë një atentat i dështuar, identifikohet au

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Shkodër.

I plagosur nga sulmi mësohet se ka mbetur Vladimir Bruçi, një emër i njohur për Policinë. Ai është qëlluar disa herë me armë pranë shtëpisë së tij dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Krimi ka ndodhur rreth orës 14:30 në lagjen “Rus” në Shkodër.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimir Bruçi, ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si Pjerin Bitani.

“Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta. Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar”, bën me dije policia.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyve për kamerat e sigurisë.

Ndërkohë Policia njofton se e ka identifikuar autorin, dhe shton se po punon për kapjen e tij.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Lini një koment