E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTë shtëna me armë në Tiranë, plagoset një efektiv! Policia nis hetimet

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një efektiv! Policia nis hetimet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e djeshme në Shkozë të Tiranës, ku ka mbetur i plagosur efektivi i policisë, Anxhelo Kumaraku.

Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ku pas plagosjes polici është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Anxhelo Kumaraku, rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.

30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një koment