Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTë shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit, si dhe për identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

vijon

Lini një koment