Thursday, 25 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTë shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia rrethon zonën

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, të shtënat janë dëgjuar në zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit, duke alarmuar banorët e zonës. Deri në këto momente nuk ka informacione për persona të plagosur apo viktima.

Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po kryejnë verifikimet dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.

Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që në vijim policia të japë një njoftim zyrtar lidhur me rastin.

Lini një koment