Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Të shtëna me armë zjarri te Zogu i Zi, plagoset në këmbë një person nga Kosova

Të shtëna me armë zjarri te Zogu i Zi, plagoset në këmbë një person nga Kosova

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të premte në Tiranë te Zogu i Zi, ku për pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Sipas raportimeve, i plagosuri është një shtetas kosovar, i cili ka marrë plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri me autorin janë konfliktuar në rrugë, në zonën e Zogut të Zi, më pas, plagosja ka ndodhur në një lokal pranë Kryqit të Kuq.

Ndërkohë, Policia po verifikon një person i cili dyshohet se është autori i ngjarjes.

Lini një koment