E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Të shtënat me armë në Biddeford, vritet një emigrant meksikan. ICE e përfshirë në incident

Të shtënat me armë në Biddeford, vritet një emigrant meksikan. ICE e përfshirë në incident

Një person u vra këtë të hënë në Biddeford, Maine, në një incident që përfshinte Zyrën Amerikane të Emigracionit dhe Doganave (ICE), sipas kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit.

Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi një oficer federal i emigracionit qëlloi për vdekje një emigrant meksikan gjatë një kontrolli trafiku në Hjuston, duke shkaktuar protesta masive.

“Një person ka vdekur. ICE ishte e përfshirë në incident. Policia e Shtetit dhe Departamenti i Sigurisë Publike janë tani në vendngjarje duke mbledhur prova dhe pritet që edhe FBI-ja të marrë përsipër hetimin”, tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Maine, Ryan Fecteau, në një deklaratë në Facebook.

Lini një koment