Të shtënat në Washington, Meloni: Solidaritet me Trump dhe të pranishmit
Mes liderëve botërorë që kanë reaguar pas të shtënave në hotelin Washington Hilton gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku të pranishëm
Mes liderëve botërorë që kanë reaguar pas të shtënave në hotelin Washington Hilton gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku të pranishëm ishin edhe Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump, ka reaguar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.
Ajo shpreh solidaritetin e saj të plotë dhe afërsinë më të sinqertë me Presidentin Trump, me Zonjën e Parë Melania, me Zëvendëspresidentin JD Vance dhe me të gjithë të pranishmit për atë që ndodhi gjatë eventit.
Meloni shkruan se asnjë urrejtje politike nuk mund të gjejë vend në demokraci.
“Ne nuk do të lejojmë që fanatizmi të helmojë vendet e debatit dhe informacionit të lirë. Mbrojtja e kulturës së konfrontimit duhet të mbetet një bastion i pakapërcyeshëm kundër çdo devijimi intolerant, për të mbrojtur vlerat që themeluan kombet tona,” thekson ajo.
A post shared by Giorgia Meloni (@giorgiameloni)