TEL AVIV – Eisenkot rrëzon ofertën e Netanyahut për qeveri uniteti
TEL AVIV, 15 nëntor /ATSH -ANSA/ – Kreu i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, ka refuzuar ofertën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për negociimin e një qeverie të unitetit kombëtar, duke e cilësuar atë si “një tjetër manovër propagandistike”.
Eisenkot theksoi se ekipet negociuese të partisë Likud, të drejtuar nga Netanyahu, dhe të Yashar kanë caktuar tashmë një takim për ditën e nesërme.
“Netanyahu pretendon se dëshiron unitet, por më pas zhvlerëson një ceremoni institucionale në Knesset, duke nxitur përçarje dhe urrejtje, sikur të mos kishte të nesërme”, deklaroi Eisenkot, citon Times of Israel.
“Përpjekje e bukur, por me mua këto marifete nuk funksionojnë”, shtoi ai, duke kundërshtuar ofertën e kryeministrit izraelit.