Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTemperaturat arrijnë 40°C, fluks i lartë pushuesish në Jug

Temperaturat arrijnë 40°C, fluks i lartë pushuesish në Jug

Temperaturat e larta që kanë arritur deri në 40 gradë Celsius kanë sjellë një fluks të madh pushuesish drejt plazheve të jugut të vendit. Kjo e diel ka shënuar një tjetër ditë me ngarkesë të lartë turistike përgjatë rivierës shqiptare.

Qytetarë dhe turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur bregdetin për t’iu larguar temperaturave përvëluese, duke mbushur plazhet nga Palasa dhe Dhërmiu deri në Drimadhë dhe zona të tjera të rivierës.

Krahas plazheve të mbushura, fluksi i lartë i pushuesve ka sjellë edhe qarkullim të shtuar të automjeteve në akset rrugore që lidhin zonat e jugut me pjesën tjetër të vendit.

Pastërtia e ujërave dhe temperaturat e larta, kanë bërë që bregdeti të jetë zgjedhja kryesore për këtë fundjavë.

Me vijimin e temperaturave të larta, pritet që fluksi i pushuesve drejt rivierës shqiptare të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim.

Lini një koment