Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTemperaturat e larta, zjarrfikësit e Cërrikut intensifikojnë masat parandaluese

Temperaturat e larta, zjarrfikësit e Cërrikut intensifikojnë masat parandaluese

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin kanë shtuar angazhimin e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Bashkinë Cërrik. Përveç gatishmërisë për ndërhyrje në raste emergjente, ekipet po zbatojnë një sërë masash parandaluese për të reduktuar rrezikun e zjarreve.

Mes masave të ndërmarra janë lagia e akseve rrugore për të lehtësuar efektet e vapës, monitorimi i zonave me rrezik të lartë për shpërthim zjarresh, si dhe verifikimi i hidrantëve për të garantuar funksionimin e tyre në çdo situatë emergjente.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, duke u kërkuar qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të sinjalizojnë menjëherë çdo vatër zjarri pranë shërbimeve emergjente

Lini një koment