Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiTenis/ Carlos Alcaraz rikthehet në fushë pas 133 ditësh: Isha shumë nervoz!

Tenis/ Carlos Alcaraz rikthehet në fushë pas 133 ditësh: Isha shumë nervoz!

Spanjolli luajti në dyshen mikse me amerikanen Serena Williams: Jam shumë i kënaqur dhe i elektrizuar…

Paraqitje e mirë e Carlos Alcaraz, i cili kthehet në fushë në dyshen mikse të Us Open, në çift me Serena Williams. Një rikthim me fitore, që vjen pas më shumë se 4 muajsh për shkak të dëmtimeve të ish-numrit 1 të renditjes botërore.

Alcaraz dhe Williams kanë mundur në 1/8-t skuadrën e përbërë nga Erin Routliffe dhe Lloyd Glasspool pas dy setesh, me rezultatin 5-3 dhe 4-1. Ndeshja zgjati vetëm 59 minuta. Pas një fillimi disi të tensionuar, spanjolli e lëshoi krahun, i ndihmuar edhe nga qetësia e Williams, duke e goditur topin me vendosmëri.

Pas ndeshjes, gjatë intervistës në fushën e Flushing Meadows, Alcaraz ka pohuar se ishte “shumë nervoz” në fillim dhe se “po përpiqej të të kuptonte si ndihej”. Në fund ai tha se ishte “shumë i kënaqur dhe i elektrizuar” për rikthimin në fushë pas një kohe të gjatë.

Rrugëtimi i Alcaraz dhe Serena Williams u ndërpre në çerekfinale, pas humbjes ndaj çiftit Flavio Cobolli-Belinda Bencic, me rezultatin 5-4 dhe 4-1.

Lini një koment