Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaTension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Tension në Kuvend, opozita tenton të bllokojë foltoren, ndërhyn Garda. Klosi: Nuk mbrojmë asnjë zyrtar

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa situata është tensionuar pas rrëzimit të kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës. Nga foltorja e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi se qeveria nuk do të mbrojë asnjë funksionar publik dhe se askush nuk do të shmanget nga përgjegjësia individuale përballë drejtësisë. “E kemi dëshmuar, jo vetëm si vullnet politik, por edhe me fakte, që ajo që kemi bërë me reformën në drejtësi do të jetë standardi ynë. Në asnjë rast nuk do të marrim asnjë funksionar në mbrojtje, nuk do të shmangim nga përgjegjësia individuale çdo individ që do të përballet me drejtësinë e re”, deklaroi Klosi.

Gjatë fjalës së tij, Klosi iu drejtua edhe opozitës, duke ngritur akuza për qëndrimet e saj ndaj institucioneve të sigurisë kombëtare.Klosi vijoi deklaratën duke iu referuar periudhës së trazirave të vitit 1997 dhe duke akuzuar opozitën për përgjegjësi politike.

“Sa vite ke karrierë politike? 22 vjet. Ke drejtuar këtë forcë politike në opozitë. Janë shumë për jetën e një politikani, por s’ke hequr dorë nga akuzat për institucionet, nga akuzat për krerët e shërbimeve. Ajo që bëre me shefin e shërbimit kur ti ishe në pushtet, kur shefi i shërbimit tënd, me gjithë ç’bë, komandant i FA në ’97, për të vrarë më shumë njerëz, për të hapur depot e për të shkatërruar Shqipërinë”, tha Klosi.

Në momentin kur Klosi po mbante fjalën, deputetë të Partisë Demokratike tentuan të bllokojnë foltoren, pas rrëzimit të kërkesës së tyre për ndryshimin e rendit të ditës.

Situata solli ndërhyrjen e Gardës së Republikës, e cila rrethoi foltoren. Pas tensioneve në sallë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu punimet e seancës për 10 minuta.

Lini një koment