E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTensione në Aeroportin e Vlorës, përplasje mes përfaqësuesve të dy kompanive

Tensione në Aeroportin e Vlorës, përplasje mes përfaqësuesve të dy kompanive

Tensione dhe protesta janë regjistruar sërish këtë të martë në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku vijon konflikti mes dy kompanive që operojnë në projekt.

Që në orët e para të mëngjesit, pranë hyrjes së aeroportit janë vendosur forca të shumta të Policisë së Shtetit, për shkak të përplasjeve mes përfaqësuesve dhe punëtorëve të dy palëve.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se situata mbetet e tensionuar, ndërsa gjatë ditës priten grumbullime dhe protesta nga palët në konflikt. Për këtë arsye, policia ka shtuar prezencën në zonë me qëllim parandalimin e incidenteve dhe ruajtjen e rendit publik.

Kujtojmë se edhe një ditë më parë në kantierin e Aeroportit të Vlorës u regjistruan tensione dhe debate mes palëve, duke sjellë ndërhyrjen e policisë.

Lini një koment