Tensionet te komisariati Nr. 3, një person transportohet me ambulancë
Pas protestës te Kryeministria, tensionet mes protestuesve dhe policisë janë zhvendosur pranë Komisariatit nr. 3, në rrugën “Mine Peza”.
Protestuesit u mblodhën para komisariatit pas shoqërimit të mbi 10 personave gjatë tubimit të sotëm, ku u rrethua godina e Kryeministrisë. Në zonë pati përplasje me policinë, ndërsa disa persona u larguan me forcë nga rruga.
Gjatë incidenteve, një person mbeti i lënduar lehtë. Disa minuta më vonë, në vendngjarje mbërriti një ambulancë, e cila e transportoi drejt spitalit.