E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaTentoi të sulmojë disa persona në Prishtinë, deklarohen nga prokuroria

Tentoi të sulmojë disa persona në Prishtinë, deklarohen nga prokuroria

Një person sot është arrestuar në Prishtinë, pasi ka tentuar të sulmojë disa persona në ceremoninë e prezantimit të muralit për nënë Ferdonije.

Një person sot është arrestuar në Prishtinë, pasi ka tentuar të sulmojë disa persona në ceremoninë e prezantimit të muralit për nënë Ferdonije.

E zëdhënësja e Prokurorisë Themelore së Prishtinës. Kaltrina Shala në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin në drejtim të veprën penale “Sulm”.

Sipas saj, po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje penale.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin në drejtim të veprës penale ‘Sulmi’, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje penale”, ka thënë Shala.

Ndryshe, një person është arrestuar sot rreth orës 11:30 gjatë një ceremonie në rrugën “Dëshmorët e Kombit” pasi ka tentuar të sulmojë fizikisht disa persona.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zyrtarët policorë, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar.

“Sot, rreth orës 11:30, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, një person gjatë një ceremonie ka tentuar t’i sulmojë disa persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zyrtarët policorë, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Pllana.

Ndërkaq, sipas pamjeve të mediave prezent ngjarja ka ndodhur gjatë prezantimit të muralit për nënën Ferdonije. /Telegrafi/

Lini një koment