Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaTentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës.

Policia bën me dije se, menjëherë pas njoftimit se i plagosuri ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit, shërbimet policore nisën hetimet, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas hetimeve paraprake, gjatë konfliktit, 43-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin R. B., 59 vjeç.

Policia arrestoi gjithashtu edhe 59-vjeçarin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi, sipas autoriteteve, ai nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes.

I plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika e dyshuar e përdorur në ngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

Lini një koment