Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

Një 37-vjeçar shqiptar në Itali është dënuar me gjykim të shkurtuar 8 vite, 10 muaj dhe 20 ditë burg pasi nëntorin e kaluar tentoi të vriste të atin, ngjarje e ndodhur në Genova.

Vetëm një javë pas ngjarjes, ai përfundoi në pranga.

Në momentin e sulmit, 37-vjeçari e goditi të atin me thikë në bark dhe tentoi ta bënte sërish, por viktima ia doli të shpëtonte dhe më pas përfundoi në spital, në gjendje të rëndë.

Pas kësaj, autori ishte mbyllur në shtëpi dhe me thikën në dorë, kërcënonte vëllain përmes një videotelefonate.

Tentativa e vrasjes ishte paraprirë nga episode të shumta dhune ndaj familjarëve dhe sipas prokurores, ishin pasojë e varësisë nga kokaina. Kur iu caktua masa e sigurisë, 37-vjeçari mohoi se kishte dashur të godiste të atin me thikë dhe kërkoi falje, por kjo nuk mjaftoi për lehtësimin e rrethanave.

Në familjen e tij, ai është i vetmi që s’e ka marrë nënshtetësinë italiane dhe pas dënimit, do të dëbohet nga vendi./ANSA

Lini një koment