Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaTentoi t’i fuste në përdorim 105 mijë euro false, ngritet aktakuzë ndaj një personi

Tentoi t’i fuste në përdorim 105 mijë euro false, ngritet aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet S.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas aktakuzës, më 9 dhjetor 2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan–Prishtinë, i pandehuri ishte kapur duke poseduar bankënota false, të cilat dyshohet se kishte tentuar t’i fusë në qarkullim.

Vlera totale e bankënotave të sekuestruara arrinte shumën prej 105 mijë eurosh.

Prokuroria ka bërë të ditur se ekspertiza e kryer nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se të gjitha bankënotat ishin të falsifikuara.

Rasti tashmë pritet të trajtohet në procedurë gjyqësore nga organet kompetente.

Lini një koment