E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine

Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 gradë sipas shkallës Rihter goditi sot zonën pranë ishullit japonez Honshu, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (ENSC).

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 20 kilometrash, tha EMSC, raporton Reuters.

Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale të shkaktuara.

Filipinet u prekën gjithashtu.

Gjithashtu, një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.4 gradë në shkallën Rihter goditi sot ishullin jugor filipinez të Mindanaos , njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 29 kilometrash, tha GFZ, raporton Reuters. Për momentin, nuk ka informacione për viktima të mundshme ose dëme materiale të shkaktuara.

Lini një koment