E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Territorialja” zbret në Dibër

“Territorialja” zbret në Dibër

Opinionet e ndryshme që kanë për ndarjen e re territoriale dy bashkëkryetarët e komisionit të reformës administrative i ndanë edhe gjatë turit të dëgjesave në qarkun verior të Dibrës, me përfaqësues të 4 bashkive.

Për shumicën më shumë sesa rritja e numrit të bashkive, rëndësi ka bërja e një reforme të qëndrueshme për 4 dekadat në vijim, si dhe menaxhimi i territorit.

Por demokratët këmbëngulin në shtimin e numrit të bashkive, pasi sipas tyre territori duhet të jetë në funksion të shërbimit për qytetarët.

Pas takimeve në 12 qarqet e vendit dhe dëgjesave me krerët e bashkive, palët politike duhet të dakortësojnë hartën e re administrative deri në muajin korrik, kohë kur përfundon edhe afati i komisionit të posaçëm te reformës territoriale.

Tv Klan

/tvklan.al

Lini një koment