Thaçi nga Haga: Do të dal me çdo qelizë timen të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë një mesazh nga Haga, duke iu drejtuar qytetarëve që po e mbështesin gjatë procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Përmes këtij mesazhi, Thaçi ka falënderuar të gjithë ata që qëndrojnë pranë tij, ndërsa ka shprehur bindjen se në përfundim të këtij procesi do të dëshmojë pastërtinë e tij.
“Dua t’ju shtrëngoj dorën secilit nga ju, t’ju përqafoj të gjithëve dhe t’ju siguroj se do të dalë me çdo qelizë time të pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi, që vazhdon me ju dhe për ju!”, ka shkruar Thaçi.
Thaçi ndodhet në Hagë, ku po përballet me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara, së bashku me ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fajtorë për disa akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Vendimi është i shkallës së parë dhe mbrojtjet kanë paralajmëruar ankesa./Telegrafi.