Wednesday, 21 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›“The Times” i kërkon falje FIFA-s për çështjen e pagave të presidentit Infantino

“The Times” i kërkon falje FIFA-s për çështjen e pagave të presidentit Infantino

FIFA ka pranuar faljen publike të “The Times” për raportimin e pasaktë dhe të dëmshëm në lidhje me pagat e presidentit të institucionit, Gianni Infantino.

“Më 13 tetor 2026 kemi botuar lajmin se Gianni Infantino kishte marrë një pagë të dytë nga FIFA, që kjo e fundit nuk e kishte deklaruar. Kjo është e pasaktë. Nuk ka pasur asnjë pagë të dytë. Rregulloret nuk i kërkojnë FIFA-s të përfshijë në raportin e saj vjetor shpenzimet dhe rimbursimet e marra nga z.Infantino.

Pranojmë gjithashtu se z.Infantino nuk ka blerë asnjë pronë në Miami, siç kemi raportuar. As ai dhe as familja e tij nuk janë pronarë ligjorë ose përfitues të Shadi LLC dhe nuk ushtrojnë asnjë kontroll të kësaj kompanie. Ndjejmë detyrimin të bëjmë këtë korrigjim dhe t’i kërkojmë falje z.Infantino dhe FIFA-s për këto gabime”.

Ky është qëndrimi i “The Times”. FIFA ka kërkuar nga mediet që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të verifikojnë me kujdes të gjitha burimet për të shmangur informacionet false dhe të dëmshme.

Lini një koment