Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaThirrjet e protestuesve kundër tij, Berisha: Fake opozitë, akte guerile të atyre që përdoren nga Rama

Thirrjet e protestuesve kundër tij, Berisha: Fake opozitë, akte guerile të atyre që përdoren nga Rama

Kryetari i Partisë Demokratike reagoi të hënën ndaj thirrjeve të protestuesve, të cilët kërkojnë largimin e tij, ku tha se këto thirrje vijnë nga individë që keqpërdoren nga kryeministri Edi Rama.

“Unë bashkoj zërin tim me protestën. Asnjë ndërhyrje në punët e saj. Partia Demokratike mbështet me të gjitha mundësitë e saj protestën jashtë çdo konotacioni, simboli partiak, por thjesht në frymën qytetare”, deklaroi Berisha.

Pavarësisht kësaj, Berisha tha se Partia Demokratike mbështet protestën e qytetarëve dhe forca politikë që drejton nuk ka asnjë tentativë për të kapur protestën.

“Janë disa klithma, përpjekje të opozitës së opozitës, vegël e mirëfilltë e qeverisë, e cila mendon se nuk mund të rritet si opozitë me praninë e Sali Berishës për faktin e vetëm se janë fake opozitë”, u shpreh ai.

Këto deklarata, Beirsha i bëri teksa u paraqit në SPAK në respekt të masës së sigurisë të dhënë ndaj tij, “detyrim paraqitjeje”.

/RTSH/

Lini një koment