Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

“Ti pa mua nuk bën”, studentja që la Tiranën pas ndarjes dhe hakmarrja tragjike e 35-vjeçarit`

Jo në pak raste kemi dëgjuar krime që pasojnë pas një ndarjeje apo refuzimi.

Në të shumtën e tyre, burrat janë ata që nuk e pranojnë dot fundin e një marrëdhënie dhe kësisoj arrijnë të shkrepin armën apo të kryejnë akte të tjera makabre.

Mirëpo, për shkaqe që ende nuk janë qartësuar plotësisht, e reja vendos t’i japë fund lidhjes. Kaq mjaftoi që ajo të ishte vazhdimisht nën kërcënimet me armë të ish-partnerit, aq sa u detyrua të lërë universitetin dhe të rikthehet në fshatin e lindjes.

Po as atje nuk do të kishte qetësi për të…

Nertili, siç tregojnë të afërmit e vajzës, është arrestuar e liruar disa herë. Madje, së fundmi, ishte nën masën e arrestit në shtëpi.

“Ti pa mua nuk bën”, mësohet se i thoshte ai shpesh 23-vjeçares. Kështu, rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, 24 korrik 2026, ai shkon në shtëpinë e saj dhe i vret me armë zjarri të atin, 58-vjeçarin Kosta Plaka dhe i plagos nënën, e cila aktualisht ndodhet në spital.

Ulërimat u dëgjuan nga të afërmit e familjes, që jetonin aty pranë, por askush nuk guxoi të futej brenda sepse 35-vjeçari kërcënonte se “do i vriste të gjithë”.

Mori ish të fejuarën dhe me automjetin e parkuar mbrapa shtëpisë u largua, pa harruar armën e gjahut.

Pas disa orësh kërkime, Policia e lokalizoi atë dhe e reja i shpëtoi rrëmbimit, megjithatë po negociohet për dorëzimin e autorit të vrasjes.

Ngjarja në Roskovec na dëshmon edhe një herë se tragjikja paraprihet nga presioni psikologjik, kontrolli dhe frika, që mbeten të paadresuara në kohë.

Lini një koment