E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Tjetër gol nga titullari i Kombëtares në Superligën turke, këtë herë është më i thjeshti i mundshëm

Tjetër gol nga titullari i Kombëtares në Superligën turke, këtë herë është më i thjeshti i mundshëm

Qazim Laçi vazhdon të dhurojë paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Rizespor në Superligën turke dhe të shënojë gola të rëndësishëm për ekipin e tij.

Edhe sot, ai ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e luajtur kundër Kasëmpasha, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në minutën e 22-të.

Zakonisht mesfushori ka mësuar me gola me gjuajtje nga distanca, apo edhe depërtime në zonë duke dribluar. Por goli i sotëm ishte shumë më i thjeshtë, pasi topi i kthyer nga shtylla pas një gjuajtje nga një shok i skuadrës, përfundoi në këmbët e tij.

Laçi ishte i vetëm dhe kishte kohën e mjaftueshme për të ndalur topin dhe për ta çuar me qetësi në rrjetë, duke i dhënë avantazhin ekipit.

Ky ishte gol i katërt në këtë kampionat për Laçin me fanellën e Rizespor në këtë edicion.

Lini një koment